POLITIKA E PRIVATËSISË
PARATHËNIE:
​
RDI (UK) Holdings e kupton që privatësia është e rëndësishme për ju dhe se ju intereson të dini se si përdoren të dhënat tuaja personale. Ne respektojmë dhe vlerësojmë privatësinë e secilit që viziton këtë faqe interneti. Faqja jonë e internetit do të ruajë dhe përdorë të dhënat personale vetëm sipas mënyrave që përshkruhen këtu, në përputhje me detyrimet tona dhe të drejtat tuaja sipas ligjit.
Ju lutemi lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë dhe sigurohuni që t’a kuptoni atë. Miratimi juaj i kësaj Politike Privatësie parashikohet që të ndodhë pas përdorimit për herë të parë të faqes sonë. Nëse nuk e pranoni dhe nuk jeni dakord me këtë Politikë Privatësie, ju duhet të ndaloni menjëherë përdorimin e faqes sonë të internetit.
​
1. Informacione rreth nesh
​
Faqja jonë është në pronësi dhe operohet nga RDI (UK) Holdings Ltd, një kompani me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Angli nën numrin e kompanisë 08010642.
Adresa: 3 Grove Park Road, Wrexham, LL11 1DY.
Adresa kryesore e tregtimit: Unit D13, Flexspace, Zone 1, Deeside Industrial Estate, Flintshire, CH5 2JZ
NIPT: 205 7811 21
​
2. Çfarë përfshin kjo politikë?
Kjo Politikë e Privatësisë vlen vetëm për përdorimin e faqes sonë. Faqja jonë mund të përmbajë linqe nga faqe të tjera. Ju lutemi vini re se ne nuk kemi asnjë kontroll mbi mënyrën se si të dhënat tuaja janë mbledhur, ruajtur ose përdorur nga faqet e tjera të internetit dhe ne ju këshillojmë që të kontrolloni politikat e privatësisë të faqeve të internetit të tilla para se të jepni të dhëna tek to.
​
3. Çfarë janë të dhënat personale?
​
‘Të dhënat personale’ përkufizohen nga Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (Rregullorja e BE 2016/679) (“GDPR”) si "çdo informacion në lidhje me një person të identifikueshëm, i cili mund të identifikohet drejtpërdrejt ose indirekt, në veçanti duke i’u referuar një identifikuesi".
Të dhënat personale janë, në terma më të thjeshtë, çdo informacion për ju, të cilat bëjnë të mundur identifikimin tuaj. Të dhënat personale mbulojnë informacione të dukshme, siç janë emri juaj dhe detajet e kontaktit, dhe gjithashtu përfshijnë informacione më pak të dukshme, siç janë numrat e identifikimit, të dhënat elektronike të vendndodhjes dhe identifikuesit e tjerë në internet.
​
4. Cilat janë të drejtat e mia?
​
Sipas GDPR, ju keni të drejtat e mëposhtme, të cilat ne gjithmonë do t'i mbështesim:
a) Të drejtën për t'u informuar në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale. Kjo Politikë Privatësie ju tregon gjithçka që duhet të dini, por ju gjithmonë mund të na kontaktoni për të mësuar më shumë ose për të bërë pyetje duke përdorur detajet në Pjesën 12.
b) Të drejtën për të ditur se cilat janë të dhënat tuaja personale që ne kemi. Pjesa 11 do t'ju tregojë se si ta bëni këtë.
c) Të drejtën për të korrigjuar të dhënat tuaja personale nëse ndonjë nga ato është e pasaktë ose jo e plotë. Ju lutemi na kontaktoni duke përdorur detajet në Pjesën 12 për të mësuar më shumë.
d) Të drejtën për t’u ‘harruar’, d.m.th. të drejtën për të na kërkuar të fshijmë ose të ndryshojmë ndonjë prej të dhënave tuaja personale që ne kemi. Ju lutemi na kontaktoni duke përdorur detajet në Pjesën 12 për të mësuar më shumë.
e) Të drejtën për të kufizuar (d.m.th. parandaluar) përpunimin e të dhënave tuaja personale.
f) Të drejtën për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave tuaja personale për një qëllim ose disa qëllime të caktuara.
g) Të drejtën për të lëvizur të dhënat. Kjo do të thotë që, nëse ju na keni dhënë informacione të të dhënave tuaja personale në mënyrë të drejtpërdrejtë, ne do i përdorim ato me miratimin tuaj ose me anë të një kontrate, dhe të dhënat do të përpunohen duke përdorur mjete të automatizuara, ju mund të na kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale për t’i ripërdorur në një shërbim ose biznes.
h) Të drejtën në lidhje me vendimmarrjen dhe profilizimin e automatizuar. Ne nuk i përdorim të dhënat tuaja personale në këtë mënyrë.
Për më shumë informacione në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ne ose ushtrimin e të drejtave tuaja siç përshkruhen më lart, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur detajet e dhëna në Pjesën 12.
Informacione të mëtejshme në lidhje me të drejtat tuaja mund të merren edhe nga Zyra e Komisionit të Informacionit ose nga zyra juaj lokale e Këshillimit të Qytetarëve.
Nëse keni ndonjë ankesë në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ne, ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë në Zyrën e Komisionerit të Informacionit.
​
5. Çfarë të dhënash mund të mbledhim?
​
Në varësi të përdorimit të faqes sonë, ne mund të mbledhim disa ose të gjitha të dhënat personale si përshembull:
-
Emrin;
-
Adresën;
-
Adresën e postës elektronike (adresa e email-it);
-
Numrin e telefonit
​
6. Si i përdorni të dhënat e mia personale?
​
Sipas GDPR, ne gjithmonë duhet të kemi një bazë ligjore për të përdorur të dhënat personale. Kjo mund të jetë për shkak se të dhënat janë të nevojshme për realizimin e një kontrate me ju, sepse ju keni pranuar përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ne, ose sepse është në interesin e biznesit tonë që t’i përdorim ato. Të dhënat tuaja personale mund të përdoren për një nga qëllimet e mëposhtme:
​
-
Ne t’iu dërgojmë produktet dhe shërbimet tona. Detajet tuaja personale janë të nevojshme në mënyrë që ne të lidhim një kontratë me ju.
-
Të komunikojmë me ju. Kjo mund të përfshijë përgjigjen e email ose thirrjeve telefonike tuaja.
-
Informimi juaj përmes postës elektronike ose mënyrës që ju keni zgjedhur (mund të abonoheni ose të hiqni dorë në çdo kohë duke na dërguar me email në optout@rdi-online.co.uk)
Me lejen tuaj dhe / ose aty ku lejohet me ligj, ne gjithashtu mund të përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu, të cilat mund të përfshijnë kontaktaktin me ju me anë të email-it ose telefonit ose me anë të një postimi me informacione, lajme dhe oferta për produktet dhe shërbimet tona. Nuk do t'ju dërgohet ndonjë ofertë e paligjshme ose spam. Ne gjithmonë do të punojmë për të mbrojtur plotësisht të drejtat tuaja në përputhje me detyrimet tona sipas GDPR dhe Rregullores 2003 së Komunikimeve Elektronike (Direktiva EC), dhe ju gjithmonë do të keni mundësinë të hiqni dorë.
​
7. Për sa kohë do t’i mbani të dhënat e mia personale?
​
Ne nuk do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për më gjatë se sa është e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat do të ruhen. Të dhënat tuaja personale do të ruhen sipas periudhave vijuese (ose, kur nuk ka një periudhë të caktuar, faktorët e mëposhtëm do të përdoren për të përcaktuar se sa kohë mbahen):
-
Korrespodencë dhe pyetje: kur të bëni një pyetje ose të përgjigjeni për arsye të ndryshme, qoftë përmes email-it, përmes detajeve tona të kontaktit ose përmes telefonit, ne do ta ruajmë informacionin tuaj për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat i kemi mbledhur të dhënat, duke përfshirë përmbushjen e kërkesave ligjore, të kontabilitetit ose raportimit.
-
Klientët dhe anëtarët ekzistues: për kohëzgjatjen e kontratës midis nesh, duke përfshirë qëllimet e plotësimit të kërkesave ligjore, të kontabilitetit ose raportimit.
​
8. Si dhe ku i ruani apo transferoni të dhënat e mia personale?
​
Ne mund të ruajmë ose transferojmë disa ose të gjitha të dhënat tuaja personale në vendet që nuk janë pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane ("EEA" përbëhet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, gjithashtu përbëhet edhe nga Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni). Këto njihen si "vende të treta" dhe mund të mos kenë ligje aq të forta për mbrojtjen e të dhënave sa ato në Mbretërinë e Bashkuar dhe / ose në Zonën Ekonomike Evropiane. Kjo do të thotë që ne do të ndërmarrim hapa shtesë për të siguruar që të dhënat tuaja personale të trajtohen në mënyrë të sigurt ashtu sikurse trajtohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe nën GDPR si më poshtë.
DHE
​
Kur ne transferojmë të dhënat tuaja tek një palë e tretë me qendër në SH.B.A., ato do të mbrohen nëse janë pjesë Çështjeve të Privatësisë së BE-SH.B.A. Kjo kërkon që pala e tretë të sigurojë mbrojtje të të dhënave me standarde të ngjashme me ato në Evropë. Më shumë informacion ofrohet nga Komisioni Evropian.
Ju lutemi na kontaktoni duke përdorur detajet më poshtë në Pjesën 12 për informacion të mëtejshëm në lidhje me mekanizmin e veçantë të mbrojtjes së të dhënave të përdorura nga ne kur transferohen të dhënat tuaja personale në një vend të tretë.
Siguria e të dhënave tuaja personale është shumë e rëndësishme për ne, dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja, ne marrim një numër masash të rëndësishme, duke përfshirë:
​
-
Informacioni juaj personal ruhet në servera të sigurt, të cilët vetëm personeli dhe kontraktorët e zgjedhur të RDI (UK) të përzgjedhur kanë akses përmes fjalëkalimit.
​
9. A i shpërndani të dhënat e mia personale?
​
Ne nuk do të shpërndajmë asnjë nga të dhënat tuaja personale me palë të treta, me përjashtim të rasteve të veçanta.
Në disa situata të caktura, nga ne mund të kërkohet ligjërisht shpërndarja e të dhënave personale të caktuara, të cilat mund të përfshijnë të dhënat tuaja, nëse do të jemi të përfshirë në procedura juridike ose do të na duhet të zbatojmë detyrime ligjore, një urdhër gjykate ose udhëzime të një autoriteti qeveritar.
Nëse ndonjë nga të dhënat tuaja personale kërkohet nga një palë e tretë, siç përshkruhet më lart, ne do të ndërmarrim hapa për të siguruar që të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me të drejtat tuaja, detyrimet tona dhe detyrimet e palës së tretë në përputhje me ligjin, siç përshkruhet më sipër në Pjesën 8.
Nëse ndonjë e dhënë personale transferohet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, ne do të ndërmarrim hapa të përshtatshme për të siguruar që të dhënat tuaja personale të trajtohen në mënyrë të sigurt ashtu sikur të ishin brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe nën GDPR, siç shpjegohet më lart në Pjesën 8.
​
10. A mund të mbaj unë informacion?
​
Ju mund të keni akses në pjesë të caktuara të faqes sonë pa na dhënë asnjë të dhënë personale. Sidoqoftë, për të përdorur të gjitha opsionet dhe funksionet e disponueshme në faqen tonë, do t'ju kërkohet të paraqisni ose të lejoni mbledhjen e të dhënave të caktuara.
​
11. Si mund të kem akses tek të dhënat e mia personale?
​
Nëse doni të dini se çfarë të dhënash personale kemi në lidhje me ju, mund të na kërkoni detaje për këto të dhëna dhe për një kopje të tyre (ku mbahen të dhëna personale të tilla). Kjo njihet si "kërkesë për akses tek të dhënat".
Të gjitha kërkesat për akses tek të dhënat duhet të bëhen me shkrim dhe të dërgohen me postë elektronike ose me anë të adresave postare të paraqitura në Pjesën 12. Për ta bërë këtë sa më të lehtë për ju, një Formular për Kërkesë Aksesi tek të Dhënat është në dispozicion për t’u përdorur nga ju. Ju nuk keni pse të përdorni këtë formular, por është mënyra më e lehtë për të na treguar gjithçka që duhet të dimë për t'iu përgjigjur kërkesës tuaj sa më shpejt të jetë e mundur.
Zakonisht nuk ka ndonjë tarifë për një kërkesë për akses tek të dhënat. Nëse kërkesa juaj është "dukshëm e pabazuar ose e tepruar" (për shembull, nëse bëni kërkesa të përsëritura) një tarifë mund t’iu kërkohet të paguani për të mbuluar kostot tona administrative për t'u përgjigjur.
Ne do t'i përgjigjemi kërkesës tuaj brenda 28 ditëve dhe, në çdo rast, jo më shumë se një muaj nga dita e marrjes së saj. Normalisht, ne synojmë të ofrojmë një përgjigje të plotë, duke përfshirë një kopje të të dhënave tuaja personale brenda kësaj kohe. Në disa raste, sidoqoftë, veçanërisht nëse kërkesa juaj është më komplekse, mund të kërkohet më shumë kohë deri maksimumi për tre muaj nga data kur marrim kërkesën tuaj. Do të jeni të informuar plotësisht për përparimin tonë kundrejt kërkesës tuaj.
12. Si të kontaktoj me ju?
​
Për të na kontaktuar në lidhje me çdo gjë në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë edhe dërgimin e një kërkese për akses tek të të dhënave tuaja, ju lutemi përdorni detajet e mëposhtme:
Adresa e postës elektronike: info@rdi-online.co.uk
Numri i telefonit: 0345 257 2140.
Adresa Postare: RDI (UK) Holdings Ltd, Gorse Stacks House, George Street, Chester, CH1 3EQ.
​
13. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
​
Ne mund ta ndryshojmë herë pas here këtë Njoftim për Privatësinë. Kjo mund të jetë e nevojshme, për shembull, nëse ligji ndryshon, ose nëse ne e ndryshojmë biznesin tonë, ndryshim i cili do të ndikonte në mbrojtjen e të dhënave personale.
Çdo ndryshim do të postohet menjëherë në faqen tonë dhe ju do të keni pranuar tashmë kushtet e Politikës së Privatësisë në përdorimin tuaj të parë të faqes sonë pas ndryshimeve. Ne ju rekomandojmë që të kontrolloni rregullisht këtë faqe për të qenë të përditësuar.